Vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, u pajtuan në parim për mbylljen e hapësirës së tyre ajrore për avionët rusë, tha ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.
“Plani ynë është që ta hedhim hapin njëkohësisht”, shkroi Skuodis në Facebook.
Këto ditë, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, edhe Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke i kanë ndaluar fluturimet ruse mbi territoret e tyre.
Më herët, Rusia ka ndaluar të gjitha kompanitë britanike mbi hapësirën e saj ajrore, pasi Londra i ka ndaluar fluturimet në Britani të transportuesit rus, Aeroflot./rel
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit