Tri raste të reja të konfirmuara me koronavirus në Britani

15:57 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Tre pacientë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar kanë testuar pozitivë për koronavirusin e ri.

Rastet e reja të konfirmuara – në Gloucestershire, Hertfordshire dhe Berkshire – sollën shifrën gjithsej në 23, që nga 9 e mëngjesit të shtunën, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, transmeton portali arbresh.info.

Dy prej pacientëve ishin kthyer kohët e fundit nga Italia dhe tjetri u kthyen kohët e fundit nga Azia, tha zyrtari kryesor mjekësor Chris Whitty.

Zyrtarët shëndetësorë po hetojnë se kush ra në kontakt me tre rastet e reja që nga ardhja e tyre në Britani të Madhe.

Më shumë se 10,000 njerëz tani janë testuar për koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, me 21 rezultate pozitive në Angli dhe nga një në Uells dhe Irlandën Veriore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme