Tri raketa u nisën nga Libani drejt Izraelit verior të enjten por ranë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima, tha ushtria izraelite.
Sipas France24, përcjell Telegrafi, shkrepja e raketave kërcënoi të hapte një front të ri në luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të enjten thanë se tre raketa u qëlluan nga Libani në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Izraelit verior në një postim në Twitter.
IDF nuk dha detaje se kush i lëshoi ato por dy burime pranë armikut të Izraelit, Hezbollah, i thanë AFP-së se grupi Shiit Libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.
BREAKING: A short while ago, three rockets were fired from Lebanon into the Mediterranean Sea off the coast of northern Israel.
— Israel Defense Forces (@IDF) May 13, 2021
“Pak më parë, tre raketa u lëshuan nga Libani në Detin Mesdhe në brigjet e Galilesë”, citohet të ketë thënë ushtria e Izraelit në një deklaratë. “Sipas protokollit nuk u dëgjuan sirena”.
Deri më tani, vë në pah France24, nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Bejrut në lidhje me incidentin.
Raketat nga Libani erdhën “midis një përshkallëzimi të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit”, shkruan tutje France24.
Më herët të enjten, grupi militant palestinez hapi një breshëri raketash në Izrael. Disa orë më vonë, Izraeli goditi Gazën me artileri dhe predha tankesh, duke i detyruar familjet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, thanë dëshmitarët palestinezë.
Përdorimi i zjarrit të artilerisë në ofensivën katër-ditore të Izraelit rriti gjasat e viktimave civile.
Izraeli zhvilloi një luftë të vitit 2006 kundër guerilasve të Hezbollahut por kufiri ka qenë kryesisht i qetë që nga ajo kohë.
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe