Një stuhi e fuqishme goditi New York-un këtë të martë, ku të paktën 3 persona u plagosën nga rrufetë. Mësohet se ngjarjet janë regjistruar në Queens.
Sipas policisë, dy burra mbetën të plagosur teksa luanin futboll, ndërsa u dërguan me urgjencë në spital.
Tgcom shkruan se një nga të plagosurit, 30 vjeç, është në gjendje kritike, ndërsa 42-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë një tjetër person mbeti i plagosur në një zonë pak më larg Queens.
“Dëgjova një zhurmë shumë të madhe,” tha një dëshmitar, Andrew Graneros. “Ndalova çfarë po bëja dhe pash dy djem që ishin shtrirë përtokë, ndërsa një tjetër vraponte duke thënë; thërrisni policinë”.
Deputeti i Guxo: Peci ka thënë në Pejë në listë për deputet ...
Nga java e ardhshme KQZ nis certifikimin, fillimisht bëhet v...
“Po bëhen krejt bashkë kundër meje”, Driloni diskuton me Ani...
Çka vunë bast Xheneta dhe Fitimi?
Deliu-Kodra: Shpirti i bardhë i Erjonit do të kujtohet përhe...
Lansohet Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofr...