Ushtria ruse ka thënë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të mbetet aktiv në Siri, duke shtuar që terroristët mund të tentojnë sulme tjera kimike në shtetin e shkatërruar nga lufta.
“Ka mundësi që terroristët do të përdorin substanca helmuese për të akuzuar trupat siriane për përdorim të armëve kimike në të ardhmen”, ka thënë ministri i mbrojtjes, duke shtuar që ka pasur tri tentativa javën e shkuar që janë ndaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i mbrojtjes ka shprehur shpresën se shtetet perëndimore do të ndalojnë mbështetjen për militantët dhe do të bashkohen me Rusinë në përpjekjet e saj për të zgjidhur situatën në paqe në Siri.
Në mes të raporteve të medias që tregojnë se ushtria siriane po përdorte armë kimike, banorët e Ghoutas Lindore që u larguan nga rajoni më 15 mars deklaruan se nuk shihnin ndonjë shenjë të përdorimit të armëve kimike.
Alexander Shulgin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), tha javën e shkuar se Rusia po regjistron raste të përsëritura të përdorimit të armëve kimike në zonat e konfliktit, duke përfshirë përdorimin e tyre nga militantët në Siri./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit