Google ADS

Tri arsyet pse rrobat e Presidentit Trump i rrinë gjithmonë të mëdha

15:12 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Siç e kemi vërejtur deri më tani, Presidenti Trump asnjëherë nuk heziton të tregoj se sa i pasur është, por a keni menduar ndonjëherë se përse rrobat i rrinë gjithmonë të mëdha.

Pantallonat janë të gjerë, xhaketat gjithashtu, kurse kravatat shpesh herë janë të gjëra e të gjata, dhe në përgjithësi nuk e përcjellë modën, transmeton arbresh.info.

Por Trump nuk është politikani i vetëm me një dukje të tillë. Dhe sipas pagave që ata marrin, sigurisht se nuk e lënë për mungesë të parave këtë çështje.

Mund të jetë e vërtetë se disa nga ata nuk kanë shije, por mund të angazhojnë dikë për këtë punë.

Megjithatë kjo mënyrë e veshjes bëhet më qëllim. Ja tri arsyet se përse politikanët nuk vishen mirë:

Së pari ata dëshirojnë të paraqesin dhe të prezantojnë gjithë votuesit, edhe ata që nuk kanë kushte ekonomike për të blerë një kostum prej 5,000 funteve.

Arsye tjetër është edhe puna që ata e bëjnë dhe stresi nga ajo. Si pasojë e përgjegjësive ata shumë shpejt shtojnë dhe humbin peshë, prandaj edhe rrobat mund t’ju bien të mëdha.

Dhe si arsye e fundit është se ata duhet të udhëtojnë shumë nga zyra në zyrë nga takimi në takim dhe rrobat e tyre rrudhen e prishen më shpejtë. Ata nuk kanë kohë të varin xhaketën dhe të ruajnë pantallonat.

Njëjtë edhe Trump, ai duhet të udhëheqë një superfuqi, dhe rrobat e tij janë ndoshta problemi i fundit që ai të brengoset./Arbresh.info  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme