Të paktën 65 pasagjerë kanë vdekur kur një tren në udhëtim nga qyteti pakistanez i Karaçit për në Rawalpindi u përfshi nga zjarri.
Ministri për hekurudha, Sheik Rashid Ahmed, tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cilindri gazi që u përdor nga pasagjerët që gatuanin mëngjes, transmeton portali arbresh.info.
Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën tre vagonë.
Sipas zyrtarëve të cituar në mediat lokale, shumë nga viktimat vdiqën ndërsa u përpoqën të hidheshin nga treni që digjej.
30 të tjerë raportohet se janë plagosur dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet ende.
“Dy soba gatimi u hodhën në erë. Ata po gatuanin, kishin vaj (gatimi) që i shtoi benzinë zjarrit,” tha Sheik Rashid Ahmed.
Pasagjerët që sjellin soba në trena për të gatuar ushqim në udhëtime të gjata është një problem i zakonshëm, tha ministri.
Ai shtoi se shumë pasagjerë po shkonin drejt një konference të organizuar nga lëvizja misionare Suni Tablighi Jamaat Sunni.
Aksidenti ndodhi afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab./arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...