Një kompani hekurudhore japoneze ka kërkuar falje, pasi që treni u nis nga stacioni 25 sekonda më herët, rasti i dytë në disa muaj.
Operatori tha se “shqetësimet e mëdha që u kemi dhënë klientëve tanë ishin vërtet të pafalshme”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Japan Today, drejtuesi i treni mendonte se mjeti i tij ishte planifikuar të nisej nga Stacioni Notogawa në 07:11 në vend të orarit 07:12.
https://twitter.com/railadvo/status/996573349512916993?tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-44149791
Pasi mbylli dyert një minutë më herët ai kuptoi gabimin dhe mund të shmangte situatën.
Por, kur ai nuk pa asnjë pasagjer në platformë, ai vendosi të vazhdojë dhe të niset më herët për 25 sekonda.
Trenat japonezë kanë një reputacion për saktësi ekstreme, dhe doli se kishte njerëz që donin të hipnin në tren.
Të lënë në platformë, ata u ankuan tek operatori hekurudhor dhe një kërkim falje zyrtare u lëshua pak pas kësaj./Arbresh.info/
https://twitter.com/HarrisAzhari/status/996744811162947584?tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-44149791
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...