Hekurudhat Indiane kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km (43.4 milje) pa shoferë.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë, transmeton Arbresh.info.
Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën, shkruan BBC.
Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua.
Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale (01:55 dhe 3:30 GMT) të dielën.
Treni me 53 vagona, që mbante gurë të copëtuar, ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për një ndryshim në ekuipazh.
Zyrtarët thonë se ai filloi të lëvizte në një shpat në shinat hekurudhore pasi shoferi i trenit dhe ndihmësi i tij zbritën.
Treni lëvizi me një shpejtësi prej afro 100 km/h dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalohej.
Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës së tij.
“Treni u ndal pasi një zyrtar hekurudhor vendosi blloqe druri në shina për të ndaluar trenin,” thanë zyrtarët PTI.
Blloqet prej druri ndihmuan në uljen e shpejtësisë së trenit.
Zyrtarët i thanë PTI-së se po përpiqen të identifikojnë arsyen e saktë të lëvizjes së trenit pasi ai u ndal në Kathua për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./Arbresh.info
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...