Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës.
Shtatë të tjerë u plagosën në incidentin e mëngjesit të së martës, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.
Minibusi po udhëtonte nga qyteti i Cherniguiv për në fshatin Borzna, në të njëjtin rajon, kur u përplas me një kamion.
“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një minibus të bardhë dhe një kamion të shtypur plotësisht. Tridhjetë punonjës të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, shtoi autoriteti.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, shkruan Euronews, transmeton arbresh.info
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër