Tregu italian i punës ishte më i prekuri nga pandemia mes shteteve të BE-së

22:13 | 9 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Tregu i punës i Italisë u godit më shumë se shumica e vendeve anëtare të BE-së nga pandemia COVID-19 në vitet 2020 dhe 2021: papunësia ishte më e lartë se mesatarja e BE-së

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar zyrën kombëtare të statistikave të Italisë “ISTAT”. Në fillim të pandemisë së Coronavirus-it në vitin 2020, Italia humbi rreth 724 mijë vende pune, kryesisht midis punëtorëve të përkohshëm dhe të vetëpunësuarve.

Si rezultat, shkalla e punësimit ra me rreth 3 për qind – diku si në Spanjë dhe Irlandë.

Të vetmet vende të BE-së që shënuan rënie më të madhe ishin Greqia (-5,1 për qind) dhe Bullgaria (-3,6 për qind).

Por mes një rikuperimi gradual të ekonomisë evropiane, punësimi në Itali u rrit me vetëm 0.6 për qind në vitin 2021, një e treta e rritjes mesatare në të gjithë BE-në.

Shkalla e punësimit në Itali në fund të vitit 2021 ishte 58.2 për qind, që është 10.2 për qind më e ulët se mesatarja e BE-së.

Deri në maj të vitit 2022, kjo shifër ishte rritur në 59.8 për qind, dhe numri i të punësuarve ishte pothuajse i njëjtë me atë para pandemisë.

Prodhimi i brendshëm bruto i Italisë u kthye afërsisht në nivelet e para-pandemisë në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Kjo, pas një rënie prej 9 për qind në vitin 2020 dhe një rikuperimi prej 6.6 për qind vitin e kaluar, sipas ISTAT./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme