Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se “mbetet shumë punë për t’u bërë” në bisedimet tregtare me Kinën dhe se zyrtarët e të dy vendeve do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të zgjidhur çështjet e mbetura.
Shtëpia e Bardhë e bëri deklaratën të premten, pas tre ditë bisedimesh në Uashington.
Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin u takuan me delegacionin kinez të kryesuar nga zëvendëskryeministri kinez Liu He.
Kina dhe SHBA po punojnë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që ka tronditur tregjet financiare dhe ka hedhur një hije të zymtë mbi parashikimet për ekonominë botërore.
Zonja Sanders tha se temat e diskutuara në bisedime përfshinin mbrojtjen e pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore në tregti dhe bujqësi si dhe masat për zbatimin e marrëveshjeve. Ajo tha se negociatat ishin “produktive” dhe se dy palët bënë përparim në “shumë prej çështjeve kyçe”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...