Që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, bota nuk ka parë nivel më të lartë të tregtisë globale të armëve.
Sipas një studimi të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar të Paqes dhe Hulumtimeve i Stokholmit (SIPRI), ky nivel është arritur ‘falë’ konflikteve në Lindjen e Mesme, tensioneve në Kinën Jugore dhe kërcënimeve të Rusisë ndaj fqinjëve të saj.
E sipas SIPRI-të, SHBA-të janë shumë përpara shteteve tjera të botës sa I përket eksportimit të armëve, ata përbëjnë 33% të të gjithë eksporteve të armëve në pesë vjetët e fundit, përfshirë edhe vitin 2016. Ndërkohë në pozitën e dytë është Rusia si furnizuesi dytë më i madh, dhe në pozitën e tretë është Kina.
“Pesha e SHBA-vë në tregtinë e përgjithshme të armëve është aq e madhe sa është e mjaftueshme për të që formojnë trendin botëror”, ka thënë Aude Fleurant, drejtori i programeve për armët dhe programit të shpenzimeve ushtarake në SIPRI. Amerika ka dërguar armë në më shumë se 100 klube të vendit gjatë periudhës pesë-vjeçare, në mënyrë të konsiderueshme është eksportuesi më i madh se çdo vend tjetër.
Nga të gjitha armët e SHBA-së të eksportuara në pesë vitet e fundit, 47% kanë shkuar në Lindjen e Mesme. Blerësit kryesore ishin Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Ndërkohë, shumë vende në Lindjen e Mesme janë të përfshirë në konfliktet e armatosura si në Siri dhe Jemen. Të tjerë janë bërë pjesë e konfliktit në Irak, ku po luftojnë kryengritësit në territorin e tyre. Në të njëjtën kohë, mbeten marrëdhëniet e tensionuara mes Iranit dhe shumë prej fqinjëve të saj.
Importi i armëve në Lindjen e Mesme është rritur me 86% në pesë vitet, në krahasim me pesë vitet e mëparshme. Në mesin e importuesve më të mëdhenj atje ishin Arabia Saudite (deri 212%) dhe Katari (deri 245%).
Fleurant ka thënë se ndikimet e çmimeve dhe importit të vendet arabe është përcaktuar shumë edhe nga çmimet e naftës nga atje. Ai thotë se trendi i kohëve të fundit në çmimet e naftës do të çojë në një rënie të pashmangshëm në tregtinë e armëve në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...