Zhang Zhan, një ish-avokate e kthyer në një gazetare të lirë u dënua me 4 vjet burg për mbulimin drejtpërdrejt të krizës Covid-19 nga Wuhan. Dënimi i gjykatës së Shangait, i cili erdhi pas një seance të shkurtër e fajësoi blogeren për “publikimin e debateve dhe shkaktimin e problemeve” në raportimin e ngjarjeve fillestare të pandemisë kur me shpërthimin e virusit në qytet, flitej për një “pneumoni misterioze”.
Raportimet e 37-vjeçares Zhang, e cila është arrestuar që nga maji, u shpërndanë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Akuzat kundër saj, siç raporton BBC janë ngritur për “informacione të rreme” të shpërndara përmes Twitter, YouTube dhe WeChat, në lidhje me pandeminë dhe për dhënien e “intervistave në media të huaja”.
Kontrolli i rrjedhës së informacionit gjatë krizës Covid-19 ishte thelbësor për autoritetet lokale që përcaktonin narrativën e ngjarjeve në favor të tyre, pavarësisht nga pasiguritë fillestare, denoncimi i të cilave solli pasoja serioze.
Ajo është në kushte shqetësuese shëndetësore për shkak të grevës së urisë që filloi në qershor dhe që çoi në ushqyerjen me forcë përmes një tubi nëpërmjet hundës. Dënimi u maturua disa javë pas mbërritjes së ekipit ndërkombëtar të ekspertëve të OBSH-së në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19.
Zhang ishte kritike ndaj përgjigjes së Wuhan, duke shkruar në shkurt se qeveria “nuk u siguroi njerëzve informacion të mjaftueshëm, kështu që thjesht bllokoi qytetin. Kjo është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut”. Zhang ishte e para që doli në gjyq mes 4 gazetarëve të lirë, Chen Qiushi, Fang Bin dhe Li Zehua të arrestuar nga autoritetet në fillim të këtij viti për mbulimin e ngjarjeve në Wuhan. /lapsi/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?