Në bursat aziatike të mërkurën çmimet e aksioneve kanë rrëshqitur për më shumë se një për qind, njëjtë sikur një ditë më herët në Wall Street, pasi investuesit nuk janë të sigurt se presidenti amerikan Donald Trump do të ketë sukses të zbatojë planet e veta për uljen e tatimit dhe shtimin e shpenzimeve fiskale.
Në bursën e Tokios, indeksi Nikkei rreth orës 6,30 ishte në minus 1,8 për qind, derisa çmimet e aksioneve në Singapor, Korenë Jugore, Shangaj, Hong Kong dhe Australi kanë rënë ndërmjet 0,3 dhe 1,4 për qind.
Investuesit aziatikë janë dekurajuar nga rënia e djeshme e aksioneve në Wall Street për më shumë se një për qind, gjë e cila nuk është shënuar qëkur në nëntor Donald Trump ishte zgjedhur për president të SHBA-ve.
Muajve të fundit çmimet e aksioneve kanë pasur rritje të fuqishme duke iu falënderuar premtimeve të Trump për uljen e tatimeve, rritjes së shpenzimeve fiskale dhe sigurimit të rregullores në disa sektorë afaristë.
Por, për shkak të polemikave të mëdha në Uashington për ligjin e ri për shëndetësinë, pasi Trump largoi të ashtuquajturin Obamacare, dhe paqartësive rreth çështjes së kalimit të këtij ligji në Kongres, investuesit nuk janë të sigurt nëse Trump do të arrijë të zbatojë planet e tija.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj