Raporti i fundit i Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare Europiane, tregon se rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX, cituar nga Zëri i Amerikës, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti u shënuan rreth 12 mijë kalime të migrantëve të paligjshëm përmes Rrugës së Ballkanit Perëndimor, theksohet në raport.
Po ashtu FRONTEX, thekson se Rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria përbën gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87 mijë kalimeve të paligjshme të kufijve të BE-së nga janari deri në maj të këtij viti.
Sipas FRONTEX-it, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt janë Siria, Afganistani dhe Turqia.
FRONTEX tha se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti i FRONTEX-it flet edhe për një rritje të kalimeve në të dy anët e Kanalit të La Manshit me 122% për periudhën janar-maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas FRONTEX-it, bazuar në të dhënat historike, periudha e pikut në këtë itinerar zgjat nga qershori deri në nëntor, dhe në vitin 2022, mbi 46 kombësi të ndryshme janë regjistruar në kalimet e paligjshme në Kanalin e La Manshit ku vihet re një rritje e theksuar e shtetasve shqiptarë.
Prej tre vitesh, Roja Europiane e Kufijve FRONTEX është përfshirë në patrullimin e përbashkët të kufirit shqiptaro-grek dhe ka vendosur gjithashtu një avion për të kontrolluar hapësirën detare të detit Adriatik dhe detit Jon./VoA/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?