Këshilli rajonal ka miratuar kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret e egra në Jugun e Italisë ,në Kalabri.
Një 77-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar fermën e tij. Trupi i tij u gjet nga një prej fëmijëve të pensionistit pasi ai nuk ishte kthyer në familje. Dhe një viktimë e dytë është shënuar gjithashtu në Kalabri.
Ndërsa në Siçili, një fermer 30-vjeçar u shtyp për vdekje nga traktori i tij ndërsa përpiqej të shuante një zjarr në një fermë në zonën Ponte Barca.
Situata është tepër kritike pasi kryetari i bashkisë dhe prefekturës së Kalabrisë ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë.
Zjarret kanë dëmtuar pyjet dhe bimësinë dhe ka patur raste kur flakët kanë arritur deri tek qendrat e banuara . Disa prej tyre kanë lënë shtëpitë e tyre dhe tashmë gjenden në mes të katër rrugëve.
“Qyteti ynë i vogël është pushtuar nga zjarri. Është një katastrofë, i gjithë parku i Calafornos dhe zona përreth është përfshirë nga flakët. Ne kemi kaluar dhe ende po kalojmë momente vërtet të trishtueshme sepse vendi ynë ka patur humbje tepër të mëdha, dhe do të kalojë shumë kohë para se vendi të kthehet në lavdinë e mëparshme “.
Zjarret për këtë vit janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet 2008-2020. Disa prej tyre dyshohet se janë vënë edhe qëllimisht./ts/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...