Tornadot kanë shkatërruar një pjesë të Teksasit lindor, duke lënë të paktën katër persona të vdekur e lënduar dhjetarët të tjerë. Ndërsa erërat e forta, shkulja e pemëve dhe përmbytjet kanë marrë jetët e pesë personave tjerë në shtetet përreth.
Tre tornado janë konfirmuar nga Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit në Canton, një qytet rreth 95 kilometra në lindje të Dallasit, transmeton portali arbresh.info.
Erërat kanë rrotulluar makina, shkulur pemë, shkatërruar shtëpi e rrugë, madje edhe linja të energjisë elektrike kanë rënë.
Në Misisipi, një person ka vdekur pasi pema ra mbi shtëpinë e tij, raporton ABC. Kurse në Missouri dhe Oklahoma është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve./Arbresh.info
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...