Tre të vrarë pas një sulmi në ndërtesë në Mykolaiv

13:28 | 29 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Një raketë ruse goditi sot ndërtesën e administratës rajonale në qytetin port të Mykolaiv në jug të Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 22, thanë autoritetet lokale, transmeton arbresh.info.

Në një postim në internet, shërbimet e urgjencës thanë se 18 prej të plagosurve u nxorrën nga rrënojat nga punonjësit e shpëtimit, të cilët vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.

Reuters citoi dëshmitarë që panë shkatërrimin nga një distancë dhe ambulancat dhe zjarrfikësit që po shkonin në vendngjarje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme