Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck, kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur nëntë të tjerë, ka thënë kryetari i administratës ushtarake rajonale, Vadym Filashkin, më 19 gusht.
Ai ka thënë se për vrasjet është raportuar në Mirnograd, Toretsk dhe Rozliva.
Ndaras, Rusia ka lëshuar 11 dronë të tipit Shahed drejt Donjeckut dhe disa rajoneve tjera, përfshirë Kievin, mirëpo forca ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë.
Një ditë më herët, Rusia i ka lëshuar rreth 16 raketa dhe dronë kundër shënjestrave në Ukrainë.
Kievi ka thënë se rusët i kanë lëshuar dy raketa balistike KN-23 dhe tri raketa lundruese.
Trembëdhjetë dronë dhe raketa janë rrëzuar, derisa tri tjera kanë dështuar t’i arrijnë shënjestrat, ka thënë ushtria.
Sulmet janë kryer teksa Ukraina tenton të forcojë pozicionin e vet në rajonin rus Kursk, gati dy javë pas nisjes së një kundërofensive të papritur në territorin rus.
Trupat ukrainase kanë goditur dy ura kyçe në lumin Sejm në Kursk, dhe kjo, sipas analistëve, është taktikë kyçe për të forcuar ofensivën ukrainase në Kursk, pasi Moskës i vështirësohet procesi i furnizimit të ushtrisë në jug të lumit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se operacioni ukrainas në Kursk është “duke i shkaktuar humbje ushtrisë ruse, por edhe shtetit rus, industrisë së mbrojtjes dhe ekonomisë së saj”.
Ai ka thënë në një adresim më 18 gusht se komandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, i ka treguar që situata në linjë të frontit është duke treguar “rezultate të mira” në të gjitha drejtimet.
Përveç kësaj, ai ka thënë se “rezultate të mira janë duke u treguar edhe në shkatërrim të pajisjeve ruse afër Toretskut”, një qytezë në rajonin e Donjeckut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik, arrestohen dy per...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...