Tre të vrarë dhe shtatë të plagosur në Kherson

11:50 | 2 Dhjetor 2022
A. B.

Tre persona janë vrarë pas bombardimeve ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, në 24 orët e fundit.

Shtatë persona të tjerë janë plagosur, Sky News.

Kjo u bë e ditur nga guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych.

Ai tha se trupat ruse kishin bombarduar qytetin e Khersonit dhe pjesë të tjera të rajonit 42 herë gjatë ditës së fundit.

Qyteti i Khersonit u çlirua nga forcat ukrainase në mes të nëntorit pas muajsh pushtimi rus, por ka mbetur nën zjarrin e trupave që u tërhoqën në anën e kundërt të lumit Dnipro.

Kherson është përballur me probleme të përsëritura me furnizimin me energji elektrike./arbresh.info/

 

Të ngjashme