Tre të vdekur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në SHBA

07:28 | 30 Gusht 2022
E.H

Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një supermarket në një qendër tregtare në Oregon, SHBA.

Ngjarja u raportua të dielën pak pas orës 19:00 me orën lokale.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe sulmuesi, tha policia, sipas mediave amerikane.

Policia beson se personi i armatosur hyri në qendër nga mbrapa dhe hapi zjarr fillimisht në parking dhe më pas në një dyqan./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme