Tre të vdekur nga stuhia Miguel në Francë

17:14 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Një varkë shpëtimi është rrokullisur në Atlantik në perëndim të bregut francez duke lënë tre anëtarë të ekuipazhit të vdekur, për shkak të erërave deri në 129 km/h.

Ata ishin pjesë e ekipit prej shtatë vetave që kishin shkuar për të ndihmuar një varkë tjetër që kishte hasur në vështirësi nga stuhia Miguel, transmeton portali arbresh.info.

Erërat deri në 147km / h goditën pjesën veriore të Spanjës, duke lëvizur rreth Gjirit të Biskajës dhe duke kaluar në Francë.

Stuhia është e pazakontë, që vjen në fillim të sezonit turistik veror.

Fotografitë e Shoqatës Kombëtare të Shpëtimit të Detit kapën varkën e shpëtimit sa ishte duke u futur në valë  të mëdha në momentet para se të fundosej, pas së cilës anija u kthye në breg përmbys.

Katër nga shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e shpëtimit arritën të notonin në breg. Tre helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës u përpoqën të gjenin trupat e tre të vdekurve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme