Të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit që shkatërroi një ndërtesë banimi që i takonte Kishës Katolike në qendër të qytetit të Madridit.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të një shtëpie pleqsh dhe shkolle, ku videot e fotot e publikaura tregojnë rrënojat e rëna nëpër rrugë, transmeton portali arbresh.info
Kryebashkiaku i qytetit tha se informatat e para tregojnë që shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe konfirmoi që një trup është gjetur nën rrënoja.
Në kohën e aksidentit dikush ishte duke punuar në një bojler.
Dy persona janë transferuar në spital për trajtim të mëtejshëm – dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me një dëmtim në kokë.
Vendi ku ndodhi shpërthimi ishte një kompleks që siguronte trajnime rezidenciale për priftërinjtë dhe gjithashtu u jepte vakte njerëzve të pastrehë, tha një fqinj./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?