Së paku tre persona kanë vdekur nga shpërthimi në urën Kerch që lidh Rusinë me Krimenë, thotë Komiteti Hetimor i Rusisë.
“Sipas informatave fillestare, tre persona kanë vdekur nga shpërthimi. Besohet se viktimat ishin pasagjerë të veturës që ndodhej afër kamionit që eksplodoi. Aktualisht trupat e dy viktimave – një burrë dhe një grua – janë nxjerrë nga uji dhe po punohet në zbulimin e identitetit të tyre”, thuhet në deklaratën e nxjerrë në Telegram.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka thënë se ka siguruar më shumë detaje lidhur me kamionin që ka eksploduar në urë.
“Hetuesit e Komitetit Hetimor përcaktuan të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij që është banor i Krasnodarit. Në vendbanimin e tij kanë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së kamionit dhe dokumentacioni përkatës janë duke u hetuar”./arbresh.info/
lexo edhe:
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...