Të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e një sulmi rus në qytetin e Ukrainës jugore, Zaporizhja, të mërkurën, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zaporizhja, një qytet i rëndësishëm në Lumin Dniepër, shtrihet rreth 44 kilometra larg vijës së frontit të luftës.
“Zaporizhja. Tjetër sulm terrorist nga rusët. Raportohet se deri tani kanë vdekur tre njerëz”, tha Zelensky në rrjetet sociale.
“Operacionet e shpëtimit kanë nisur”, shtoi ai.
Ai e postoi një video e cila shfaq një kishë të dëmtuar pjesërisht, në oborrin e të cilës shihet flakë dhe tym.
Në video shihet edhe një ndërtesë tjetër e dëmtuar rëndë dhe duke u djegur, si dhe një fushë e dëmtuar e bejsbollit.
Yuriy Malashko, kryetar i rajonit Zaporizhja, tha se Rusia i ka sulmuar “kishën dhe dyqanet e rrobave” në rrethinën Shevçenkivski.
“Mjekët janë duke i trajtuar të plagosurit. Dridhjet nga shpërthimi i thyen xhamat e ndërtesave të larta”, theksoi ai.
Ky sulm vjen pak orë pasi zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, rreth 70 kilometra larg Moskës, më 9 gusht./REL/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare