Tensioni është i pranishëm në Korenë e Jugut, ku u shënua viktima e tretë si shkak i protestave të dhunshme, në pritje të reagimit të ish-presidentes Park Geun Hye në lidhje me shkarkimin e saj.
Kryetari i Komisionit Kombëtar Zgjedhor, Kim Yong Deok shprehu një shqetësim në rritje kundrejt situatës së tensionuar para zgjedhjes së presidentit të ri, që pritet të mbahet më 9 maj.
“Procesi zgjedhor duhet të shërbejë në këtë rast për të kapërcyer ndasitë dhe konfliktet dhe në arritjen e një uniteti dhe harmonie kombëtare”, deklaroi ai në një fjalim të trasmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Në publikimet e saj, media koreanojugore bën thirrje për t’i dhënë fund protestave në rrugë.
Një protestues i moshës 74 vjeç vdiq, rasti i tretë i shënuar, sipas agjencisë Yonhap, pasi humbi ndjenjat gjatë konfrontimeve të dhunshme në Seul mes policisë anti-trazira dhe mbështetësve të Park, ku janë shënuar edhe dy vdekje të tjera në mesin e manifestuesve.
Policia ka vijuar edhe me një numër të konsiderueshëm arrestimesh.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin