Tre të rinj akuzohen për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në Twitter

23:23 | 1 Gusht 2020
Arbresh.info

Tre të rinj akuzohen për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në Twitter
19 minuta

Dy adoleshentë dhe një 22-vjeçar janë akuzuar për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në rrjetin social, Twitter, përfshirë atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, miliarderit, Bill Gates dhe shefit ekzekutiv të kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë të premten.

Mason Sheppard, 19-vjeçar nga Britania është akuzuar për kryerje të sulmit kibernetik, si dhe për krime që lidhen me pastrim të parave, është thënë në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Nima Fazeli, 22-vjeçar nga Orlandoja, është akuzuar për ofrim të ndihmës në këto krime.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka identifikuar të pandehurin e tretë, ndonëse Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të qarkut Hillsborough në Tampa ka thënë se është arrestuar edhe një 17-vjeçar.

Gjiganti Twitter ka thënë përmes një deklarate se vlerëson “veprimet e shpejta të zyrtarëve për zbatim të ligjit”.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI), ka thënë se dy të akuzuar janë në mbajtje, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë.

Kur hakerët kanë sulmuar llogaritë e personaliteteve të njohura ditë më parë, ata u kanë kërkuar përdoruesve që të dërgojnë monedha digjitale Bitcoin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme