Google ADS

Tre të plagosur nga sulmi rus në Odesa

08:12 | 14 Gusht 2023
E.G

Të paktën tre persona janë plagosur pas një sulmi të Rusisë në qytetin e portit, Odesa, gjatë natës, njoftoi të hënën në mëngjes guvernatorit i rajonit ukrainas në Detin e Zi.

“Disa zjarre shpërthyen nga rënia e copave të raketave, si pasojë e sulmit të armikut në Odesa”, tha guvernatorit Oleh Kiper më 14 gusht në rrjetin social Telegram.

“Njerëzve jemi duke ua ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme mjekësore. Xhamat e dritareve të ndërtesave u thyen nga vala e shpërthimit”, shtoi ai.

Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan gjatë natës se pati sulme me dronë Shahed dhe raketa në Odesa.

Odesa, porti dhe baza detare më e madhe e Ukrainës, është sulmuar vazhdimisht me raketa dhe dronë qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e drithërave nga portet e Ukrainës në korrik.

Ushtria ruse i sulmon vazhdimisht qytetet ukrainase të cilat janë brenda gamës së sulmeve të saj me raketa, dronë dhe artileri.

Me gjithë provat dhe dëshmitë, Rusia e ka mohuar tërë kohën përgjegjësinë e ushtrisë së vet në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve ukrainas dhe personelit ushtarak që nga disa e parë e pushtimit./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme