Të paktën tre persona, duke përfshirë edhe një të mituri, u plagosën me armë zjarri në qytetin francez Lille, njoftojnë mediat vendase.
Policia ka thënë se beson se të shtënat nuk kishin të bëjnë më sulm terrorist, shkruan Reutres.
Motivi i të shtënave nuk dihet, edhe pse shtypi francez, duke cituar burimet e policisë, tha se ka shumë të ngjarë të vijë nga mosmarrëveshja mes tregtarëve të drogës.
Oficerët në vend kanë gjetur një duzinë predhash. Ndërsa, dëshmitarët okularë raportuan se kanë dëgjuar të paktën pesë të shtëna, duke thënë se është plagosur në këmbën një djali 14-vjeçar.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të metrosë Qendrore të Stacionit ‘Port d ‘Aras’ në veri të Francës.
Sulmuesi, i cili ishte i veshur me një kapuç, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes. Policia bllokoi të gjithë atë pjesë të qytetit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...