Tre të plagosur dhe një viktimë shënohen gjatë protestës në Indianapolis

12:08 | 31 Maj 2020
Arbresh.info

Së paku tre persona janë plagosur dhe një person ka humbur jetën gjatë protestës në Indianapolis të shtunën në mbrëmje, ka thënë shefi i Policisë së Indianapolisit, Randal Taylor.

Policia janë duke hetuar rastin dhe kanë këshilluar qytetarët që të shmangin zonën ku mbahet protesta.

Gjithashtu raportohet edhe një zyrtar policor është lënduar gjatë protestës së banorëve për vrasjen e një afro-amerikani në Minneapolis nga një zyrtar policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme