Itali- Maskat grabisin një vogëlushe në Katania.
Nëna e dëshpëruar ka kryer denoncim te karabinierët në Mascalucia.
Sipas deklaratës para policëve, fëmija u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me kapuç, të cilët e morën me vete ndërsa nënë e bijë ishin bashkë në makinë në Piano di Tremestieri, ku vajza e vogël shkon në kopsht.
Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias, i cili hapi një hetim për rastin informon tgcom24.
Lajmi i shoqëruar me informacione të përgjithshme dhe një foto të fëmijës së rrëmbyer, qarkullon në rrjetet sociale dhe është bërë viral për shkak të sensibilitetit të lartë.
Aktualisht hetuesit e përjashtojnë variantin se rrëmbimi është vepër e krimit të organizuar. Po punohet për gjetjen e vogëlushes. noa.al
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...