Tre palestinezë të plagosur gjatë protestave në Gaza

08:55 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh”, të cilin palestinezët e organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, tre persona janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Ashraf al-Qidra, konfirmoi se janë lënduar tre persona, por nuk foli për shkallën e lëndimeve.

Palestinezët prej 30 marsit në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë protesta të qeta “Marshi i Kthimit të Madh”. Demonstruesit kërkojnë kthimin në territoret prej të cilave janë dëbuar, si dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës të vendosur në vitin 2006.

Në intervenimet e ushtarëve izraelitë në protestat, prej 30 marsit janë vrarë më shumë se 230 palestinezë. Në periudhën e njëjtë gjatë sulmeve ajrore dhe me tanke në Gaza janë vrarë së paku 14 palestinezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme