Tre gazetarë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë janë arrestuar nga autoritetet në Moskë, teksa kanë qenë duke mbuluar protestat kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Gazetarët u arrestuan pavarësisht se vazhdimisht u thanë policëve se ishin përfaqësues të medias. Sipas një videoje, që një gazetar ka arritur ta incizojë dhe ta transmetojë, shfaqet momenti i arrestimit, teksa dëgjohet gazetari që i thotë oficerit që të mos përdorë dhunë fizike ndaj tij.
Videoja dyminutëshe tregon gazetarët teksa shoqërohen nga zyrtarët policorë nga Sheshi Pushkinskaya dhe futen në një autobus me mbi 20 veta në të.
Sipas gazetarëve, ata janë dërguar në stacionin policor të Kutsevos.
Ka pasur raportime për ndalimin e punëtorëve edhe të mediave të tjera. Në Moskë, autoritetet rritën numrin e zyrtarëve policorë dhe kishte edhe luftëtarë të Gardës Kombëtare.
Arrestimet ndodhën pasi rreth 700 persona u mblodhën pranë monumentit të shkrimarit Alexander Pushkin dhe brohoritën “Jo luftës”.
Sipas organizatës joqeveritare, OVD-Info, 653 persona janë ndaluar në 40 qytete ruse. Në Moskë, policia ka ndaluar të paktën 290 persona.
Sipas kanalit Baza në rrjetin Telegram, policia në Moskë ka marrë urdhër që të shtypë gjithçka që e konsideron si provokim, përfshirë edhe valëvitjen e flamujve ukrainas nga qytetarët apo mbajtjen e panove me deklarata nxitëse./REL/
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...