Zyrtarët afganë njoftuan se forcat afgane dhe pakistaneze të sigurisë janë përleshur me të shtëna mes vete në kufirin e kontestuar mes dy shteteve, duke i lënë të vrarë së paku tre civilë.
Këta zyrtarë thanë se të shtënat shpërthyen të dielën në provincën lindore afgane të Kunarit dhe vazhduan deri në mëngjesin e së hënës.
Sher Zamin Khan, anëtar i këshillit provincial të Kunarit, tha se luftimet filluan kur forcat pakistaneze u përpoqën ta ndërtojnë një kabinë ushtarake përgjatë distriktit kufitar të Narit. Ai shtoi se në këtë incident u vranë tri gra afgane dhe tre persona të tjerë u plagosën.
Abdul Ghani Musamem, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se forcat pakistaneze sulmuan me mortaja dhe raketa përgjatë kufirit. Në anën tjetër, Pakistani nuk ka reaguar ndaj këtyre raportimeve.
Këto dy vende e kanë kufi të përbashkët prej 2500 kilometrash. Pakistani e vlerëson atë si kufi ndërkombëtar, ndërsa Afganistani e kundërshton atë.
Në vitin 2017, Pakistani kishte filluar të ndërtojë rrethojë përgjatë kufirit, duke thënë se kjo po bëhet për ta përmirësuar sigurinë, ndonëse ky veprim u dënua nga Afganistani, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?