Policia në Hollandë është përplasur përsëri me protestuesit që sfidojnë shtetrrethimim, pas një fundjave trazirash.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Roterdam, pasi një urdhër emergjence i lëshuar nga kryetari i bashkisë nuk arriti të shpërndante qindra protestues, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Traziat që filluan gjatë fundjavës ndodhën për shkak se protestuesit gjithnjë e më shumë po kundërshtojnë kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit.
Kryeministri Mark Rutte e ka dënuar protestën, duke e quajtur atë ‘dhunë kriminale’.
Policia u përlesh me protestuesit në Amsterdam, Roterdam, Amersfoort dhe Geleen.
Një numër arrestimesh janë bërë në Amsterdam pas njoftimeve për më shumë shkatërrime.
“Është e papranueshme. Të gjithë njerëzit normalë janë kundër kësaj dhune”, tha kryeministri holandez para gazetarëve.
Qeveria Hollandeze ka prezantuar masat e saj më të rrepta që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë një shtetrrethim natën i cili zhvillohet nga 21:00 (20:00 GMT) deri në 04:30.
Kushdo që kapet duke e shkelur atë përballet me një gjobë prej 95 euro.
Baret dhe restorantet e vendit janë mbyllur që nga tetori, ndërsa shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore u mbyllën muajin e kaluar.
Gjithashtu Holland ka ndaluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...