Çmimet e argjendit dhe arit u rritën me më shumë se 1 për qind teksa investitorët u zhvendosën tek asetet e sigurta pasi një sulm në godinat e naftës të Arabisë Saudite rriti shqetësimin mbi furnizimin global me energji dhe nxiti tensionet në Lindjen e Mesme.
Ari u rrit me 1.27 për qind në 1,507.40 dollarë për ons [28.4 gramë]. Nga ana tjetër edhe argjendi ashtu si ari shihet si një aset i sigurt nga investitorët, por metali gjithashtu përdoret në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe sektorin industrial duke pësuar një rritje prej 2.96 për qind në 17.94 dollarë për ons.
Lëvizja vjen pasi Arabia Saudite bllokoi gjysmën e prodhimit të naftës pasi një seri sulmesh me drone goditën ndërtesat më të mëdha në botë të përpunimit të naftës. Sulmi u mor përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit, ndërsa administrata Trump ka fajësuar Iranin, për qind, përcjell Telegrafi.
Ky kufizim në prodhim do të ndikojë prodhimin e pothuajse 5.7 milionë fuçive nafte bruto në ditë, sipas Saudi Aramco. Kjo shifër është pothuajse 5 për qind prodhimit botëror të naftës. Në muajin gusht, Arabia Saudite prodhoi 9.85 milionë fuçi në ditë, sipas të dhënave nga Administrata Amerikane e Informacionit mbi Energjinë.
Ministri i Energjisë së Mbretërisë tha se sulmet gjithashtu çuan në një ndalim në prodhimin e gazit, që do të shkaktojë reduktimin e furnizimit me etan dhe gaz natyror me 50 për qind.
Sulmi rriti tensionet në Lindjen e Mesme pasi Shtetet e Bashkuara fajësuan Teheranin për sulmet dhe e quajti “një sulm i paprecedentë në furnizuesin e energjisë botërore”. Nga ana e tij presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se SHBA-të “janë gati”, por administrata e tij po pret që Riadi të përcaktojë se kush i shkaktoi sulmet përpara se të ndërmarrë veprime. Irani i ka hedhur poshtë ato akuza si “të pakuptimta”.
Diku tjetër, Komiteti Federal i Tregut të Hapur në SHBA do të takohet të martën dhe të mërkurën dhe tregjet presin që banka qendrore të ulë normat e interesit me 0.25 për qind.
Panorama e rritjes globale mbetet e brishtë në mesin e luftës së stërzgjatur tregtare mes SHBA dhe Kinës, e cila potencialisht mund të mbështesë kërkesën për asete të sigurta. Kryeministri kinez Li Keqiang tha në një intervistë të kohëve të fundit që është “shumë e vështirë” për ekonominë e dytë më të madhe botërore që të ruajë një rritje prej 6 % apo më shumë. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...