Të paktën gjashtë palestinezë kanë mbetur të vrarë nga forcat izraelit gjatë protestave të reja që kanë shpërthyer në kufirine Gazës dhe Izraelit.
Ushtria izraelite tha se trupat kishin hapur zjarr në kohën kur palestinezët janë përpjekur që të kalojnë gardhin, transmeton portali arbresh.info
Protestuesit po kërkojnë që palestinezët të lejohen të kthehen në tokat e paraardhsëve të tyre.
Megjithatë, Izraeli thotë se grupi militant Hamas, i cili dominon Gazën, po organizon tubime për të nisur sulme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u bëri thirrje të gjitha partive të “shmangin konfrontimin dhe ushtrimin e përmbajtjes maksimale” pasi 16 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë trazirave të ngjashme një javë më parë.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se në mesin e të vrarëve është edhe një djalë 16-vjeçar./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?