Aktivistët u mblodhën sot në Paris, duke kërkuar që qeveria franceze të braktisë ligjin që synon zhdukjen e ekstremizmit islamik.
Protestuesit pretendojnë se ai mund të shkelë liritë fetare dhe t’i kthejë të gjithë muslimanët në të dyshuar të mundshëm, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Një grup i organizatave myslimane, anti-raciste, majtiste, pro-Palestineze dhe të tjera aktiviste organizuan tubimin e sotëm pranë sheshit Trocadero përballë Kullës Eiffel, duke kërkuar që projekt-ligji të tërhiqej. Rreth 150 njerëz, përfshirë myslimanë dhe jomyslimanë, morën pjesë në protestën paqësore.
Qeveria francize këmbëngul se ligji nuk për qëllim të dëmtojë muslimanët, por r kërkon të ndalojë lëshimin e certifikatave të pafajësisë, poligamisë dhe martesave të detyruara, si dhe të bëjë të obligueshëm shkollimin për të gjithë fëmijët e moshës tre vjeç e lart dhe të forcojë rregullat për financimin dhe funksionimin e xhamive dhe shoqatat fetare.
Edhe fetë të tjera, si Budistët, janë ankuar ndërsa kanë theksuar se mund të vuajnë pasojat e këtij ligji.
Ligjvënësit francezë mbajtën një votim kryesor të martën mbi projekt-ligjin, i cili pritet të marrë miratimin në të dy dhomat e parlamentit. Debati legjislativ vjen mes një frike të gjatë për dhunën ekstremiste pasi një radikal islamik i preu kokën një mësuesi historie dhe sulmeve të tjera të kohëve të fundit, kujton Reuters.
Qeveria qendrore e Presidentit Emanuel Macron argumenton se ligji është i nevojshëm për të mbrojtur vlerat franceze si barazia gjinore dhe sekularizmi dhe për të parandaluar që idetë radikale që frymëzojnë dhunën./arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...