Së paku 30 njerëz humbën jetën në dhunën që përfshiu disa pjesë të Afrikës së Jugut, qëkur ish-presidenti i këtij vendi, Jacob Zuma, u dorëzua në polici javën e kaluar.
Protestat u shndërruan në dhunë në provincat KuaZulu-Natal dhe Gauteng qysh në fundjavë, me zjarrvënie, bllokim rrugësh dhe plaçkitje biznesesh, shkruan Reuters.
Ministri i Policisë, Bheki Cele, tha të martën se nëse plaçkitjet vazhdojnë, ka rrezik që disa zona të mbeten pa artikujt kryesorë.
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Nosiviwe Mapisa-Nqakula, tha se nuk ka ende nevojë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dhunën.
Disa zyrtarë thonë se disa grupe po përfitojnë nga zemërimi për burgosjen e Zumës për të kryer veprime kriminale, ndërsa, sipas të tjerëve, zemërimi për papunësinë dhe varfërinë po nxit kaosin.
Zuma, 79 vjeç, u dënua për shpërfillje të gjykatës, muajin e kaluar, pasi nuk mori pjesë në një hetim për korrupsion gjatë presidencës së tij.
Zuma, i cili e mohon korrupsionin, u dënua me 15 muaj burgim.
Ai u dorëzua në polici të mërkurën vonë.
Afro 800 njerëz u arrestuan deri më tash në trazira.
Në përpjekje për të rikthyer rendin, policinë tani po e ndihmon edhe ushtria. /arbresh.info/
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...