Trazira masive në një nga burgjet më të mëdha në Britani

23:19 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në një nga burgjet më të mëdha në Britani, Birmingham, kanë shpërthyer trazira të mëdha.

Besohet se ka edhe të lënduar, ndërsa mediat shkruajnë se një nga të burgosurit ka humbur njërin krah, transmeton portali arbresh.info

Sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale, oficerët e armatosur kanë nxituar për të qetësuar situatën.

Birmingham Mail shkruan se trazirat kanë filluar dikur rreth orës 15:00 sipas kohës lokale.

Të burgosurit janë dëgjuar duke brohoritur ‘ne do të digjemi’, pasi sipas ligjit të vendos me 1 shtator, në Britaninë e Madhe janë ndaluar cigaret nëpër burgje.

Policia ka deklaruar se një numër i madh i të burgorve kanë refuzuar të futen nëpër qelitë e tyre.

Besohet se dy të burgosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë këtyre trazirave kanë qenë të përfshirë rreth 600 të burgosur./arbresh.info/

https://twitter.com/crimoeology/status/904425581038665728?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F09%2F03%2Fmassive-riot-breaks-out-at-one-of-the-uks-biggest-prisons-6900387%2F

https://twitter.com/crimoeology/status/904438035068145664?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F09%2F03%2Fmassive-riot-breaks-out-at-one-of-the-uks-biggest-prisons-6900387%2F

https://twitter.com/crimoeology/status/904431667544240132?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F09%2F03%2Fmassive-riot-breaks-out-at-one-of-the-uks-biggest-prisons-6900387%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme