Trashëgimtari i fundit i fronit Osman evakuohet nga Siria

01:47 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Dündar Abdulkerim Osmanoglu, trashëgimtari i fundit i fronit të Perandorisë Osmane, u evakuua nga Siria e shkatërruar për në Turqi me urdhër të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, bën të ditur Impakt.

Osmanoglu, 87 vjeç, jetonte i vetëm në Damask. Aty lindi pasi prindërit e tij u dëbuan nga Turqia pas prishjes së halifatit në vitin 1924. Gruaja e tij Yüsra vdiq muajin e kaluar.

Pasardhësit e dinastisë osmane që jetonin në Turqi kërkonin prej një kohe të gjatë që të sillnin anëtarin e dinastisë së tyre nga Siria, e cila prishi marrëshëniet me Turqinë gjate luftës.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi Ministrinë e Jashtme të bënte përpjekjet për të sjellë Osmanoglun në Turqi. Ai udhëtoi për në Stamboll nga Bejruti, Liban, ku ishte evakuuar më parë.

Çagatay Erciyes, ambasadori i Turqisë në Liban, tha për Anadolu Agency (AA) se stafi i Ministrisë së Jashtme e shoqëroi Osmanoglun në udhëtimin e tij për në Stamboll dhe tha se trashëgimtari ishte me shëndet të mirë.

Osmanoglu është nipi i princit Mehmet Selim Efendi, biri i Abdülhamidit II, sulltanit legjendar osman që u mor shumë për zgjatjen e mbijetesës së Perandorisë Osmane, e cila kishte kaluar ditët e lavdishme në vitet e fundit të shekullit XIX.

Abdulhamid Kayghan Osmanoglu, një nip i gjeneratës së katërt të Sulltan Abdulhamid II, u tha gazetarëve se princi nuk ishte në gjendje të largohej nga shtëpia e tij kur lufta u përhap me të shpejtë në Siri. Ai tha se ata ishin në kontakt me autoritetet për ta sjellë ata në Turqi ku jetojnë shumica e anëtarëve të familjes së tij.

Pas rënies së perandorisë, pasardhësit e dinastisë osmane u detyruan të shpërndaheshin nëpër botë dhe te mërgojnë duke filluar që nga viti 1924.

Në vitin 1952, anëtareve femra të dinastisë iu dhanë amnisti dhe në vitin 1974, burrat u lejuan të ktheheshin në Turqi. Megjithatë, pak prej tyre u kthyen në Turqi sepse shumica kishin ndërtuar tashmë jetë të re pasi kishin jetuar jashtë vendit për dekada të tëra.

Të ngjashme