Transplanti i organeve, Kina qëndron në krye me 13 mijë operacione

18:51 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Falë zhvillimit të saj teknologjik, Kina mund të zërë shumë shpejt vendin e parë në botë për transplant organesh.

“Vitin e kaluar patëm 13 mijë operacione të tilla. Ne kemi sot një teknologji të transplantit të organeve që mund të bëjë atë çfarë bëjnë e çfarë nuk bëjnë dot vendet e tjera. Jemi të bindur se brenda pak vitesh do të jemi të parët në të gjithë globin për të tilla transplante”, tha Dr. Huang Jiefu, ekspert.

Huang, ish-ministër dhe aktualisht drejtues i Komitetit Kombëtar përgjegjës për transplantet dhe donacionin e organeve, i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë të ndërmarrë nismën e ngritjes së një komisioni të posaçëm, i cili të monitorojë ecurinë e metodës mjekësore te të gjithë vendet anëtare.

Kolegu i Huangut, Dr. Wang Haibo propozon që ekzekutivi të gjejë rrugën e tij në përmbushjen e standardeve të komunitetit ndërkombëtar.

“Frerët duhet t’i marrë qeveria. Pavarësishtt nëse zgjedh të monitorojë proceset e transplantimit, të godasë trafikun e organeve, apo të provomojë dhurimin e tyre, përgjegjësia është e saj, ndaj dhe duhet të marrë pozicion drejtues”, tha Dr. Wang Haibo.

Qeveria kineze ka nisur kohët e fundit një përpjekje të re për reformimin e sistemit të transplantit të organeve, duke nisur me një program dhurimi vullnetar, por përgjigjja e publikut ndaj këtij të fundit ka qenë mjaft e vakët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme