Tramp dhe Merkel kërkojnë përgjigje urgjente për Korenë e Veriut

20:54 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike që kanë zhvilluar sot, janë pajtuar se gjendja në Korenë e Veriut, është sfidë e sigurisë që kërkon përgjigje urgjente.

Siç njofton Shtëpia e Bardhë, po ashtu në bisedën telefonike kanë folur edhe për gjendjen në Siri dhe Jemen, si dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore të konfliktit në Ukrainë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme