Google ADS

Trajnim për rastet e katastrofave përmes “realitetit virtual”

19:23 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Një police tajlandeze endet mes rrënojave në kërkim të trupave, por asaj i duhet vetëm një levë dhe një set realiteti virtual për detyrën e vështirë, kjo pasi teknologjia i vjen në ndihmë trajnimeve për menaxhimin e katastrofave.

Rreth 40 oficerë policie shohin progresin e saj në një ekran të madh, e oficerja Chanika Sookreang, ose më saktë sozia e saj digjitale, shkon nga trupi në trup në qytetin e rrënuar duke fotografuar tatuazhe, fytyra, gjithçka që më vonë mund të shfrytëzohet për të përcaktuar se kush është viktima.

“Ne duhet të përgatisim skuadrat tona për shpëtimin dhe transportimin e trupave e sendeve, që mund të ndihmojnë me identifikimin, e realiteti virtual mund të na ndihmojë shumë për të simuluar një situatë me të vërtetë kaotike”, tha Nithi Bundhuwong.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka krijuar një lojë të re dhe po e teston për të parën herë në Tajlandë, në përpjekje për të rikrijuar sfidën e identifikimit të trupave, që mund të ndihmojë në kthimin e tyre pranë familjeve.

Dhjetëra ekspertë të Kriminalistikës nga Kryqi i Kuq janë shpërndarë në të gjithë botën, për të ndihmuar vendet të reagojnë pas cunamëve, tërmeteve apo katastrofave të tjera, e trajnimi është një nga shtyllat kyçe. Realiteti virtual ndërkohë, gjithnjë e më shumë po përdoret për trajnime, që nga spitalet e deri tek industria./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme