Tragjike në Meksikë, gjenden të vrarë katër persona, mes tyre një kandidat për kryetar bashkie

09:06 | 18 Maj 2024
K.B

Trupat e katër personave, përfshirë edhe të një kandidati për zyrë vetëqeverisëse në zgjedhjet e 2 qershorit, u gjetën të copëtuar në një automjet të djegur në Acapulco , në jug të Meksikës.

Sipas mediave të huaja, kandidati u emërua nga PRI (“Partia Revolucionare Institucionale”, dominuese për dekada në skenën politike meksikane).

Bëhej fjalë, për Anibal Zuniga Cortes, kandidat për kryetar bashkie të komunitetit të Cojuca de Benitez.

Trupat e dy personave të tjerë u gjetën brenda automjetit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme