Nëse Britania është e detyruar të shkoj drejtë një “tragjedie” Brexit pa marrëveshje me Bashkimin Evropian, “i vetmi person i gëzuar do të jetë Vladimir Putin”, tha sot Sekretari i Jashtëm i Britanisë Jeremy Hunt.
Hunt bëri disa komente të forta rreth Presidentit rus në një intervistë të sinqertë në Paris, në të cilën luti popullin francez që të mos e ngatërrojnë Brexit me krahun e djathtë të popullzimit, shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt, Z. Hunt pranoi se ai dëshiron që të mbeten në BE, por shtoi se Brexit nuk është një problem për të, ai është një vendim demokrat nga populli i Anglisë.
“Ajo çka më brengos mua është rreziku i vërtet nga një Brexit pa marrëveshje, sepse ne Ministria Angleze kemi propozuar një zgjidhje por besoj që në Francë ka nga ata që janë duke pritur një ndryshim rendi nga Britani e Madhe që nuk do të ndodh. Një Brexit pa marrëveshje do të jetë tragjedi për Evropën – një ekonomi e vështirë siç keni dëgjuar por ne do te gjejmë një zgjidhje.”
Duke iu referuar homologut te tij francez Z. Hunt tha: “Ajo çka me brengos më shumë është ndryshimi i ndjenjës së popullit britanik ndaj Evropës, me një ndikim te thellë në marrëdhëniet tona ndërkombëtare prandaj është e rëndësishme të bisedojmë me Jean-Yves Le Drian në një moment të rëndësishëm historik.”
Me pas ka shtuar se “ne duhet te shikojmë agresionin që vjen nga Rusia, dhe duhet te dijmë se kjo është një periudhë shumë e paqëndrueshme për historinë e botës prandaj ne duhet te punomë se bashku. Franca i ka qëndruar krah për krah Britanisë në momente te tilla… dhe mendoj se përgjegjësia jonë për një botë të sigurtë është të mbrojmë dhe të zhvillojmë shoqërinë tonë me Francën, e jo të shkatërrojmë këtë shoqëri pa qëllim, kjo është gjëja e fundit qe duam…”/arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...