Tragjike! 8 viktima nga sulmi me armë në shkollë

17:47 | 18 Maj 2018
A. B.

Të paktën 8 persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat e shënuara këtë të premte në shkollën e mesme në “Santa Fe”, Teksas, SHBA.

Një zyrtar i lartë i policisë lokale konfirmoi për mediat amerikane se autori i dyshuar i sulmit u arrestua.

Është ende e paqartë nëse autori i sulmit ishte një student. Gjithashtu mbeten për tu zbardhet nga hetimet, shkaqet e kësaj ngjarje, transmeton RT.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme