Google ADS

Tragjedia, zjarrfikësi i cili nuk shpëtoi dot fëmijën e tij

07:30 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Të afërmit e personave të humbur si pasojë e zjarreve apokaliptike në Attica, vijojnë kërkimet për t’i gjetur, duke shpresuar se të dashurit e tyre mund të jenë gjatë.

Ata po presin nuk janë pjesë e të vdekurve të paidentifikuar në morg, histori tragjike po vijojnë të dalin në dritë dita ditës.

Një nga viktimat e para të zjarrit në Mati ishte një fëmijë 6 muajsh, i cili vdiq nga asfiksia. Por historia e tij nuk mbetet këtu…

Ai ishte fëmija i një prej zjarrfikësve që po luftonte me flakët vdekjeprurëse. Këtë fakt e deklaroi kreu i zjarrfikësve, Dimitris Stathopoulos gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në televizionin ANT1.

Duke iu dridhur zëri, Stathopoulos tregoi se zjarrfikësi nxitoi për të shërbyer sapo u dëgjua alarmi i zjarrit, duke lënë në këtë mënyrë foshnjën dhe bashkëshorten në shtëpi.

Tragjikisht, zjarri që ai u mundua aq shumë për ta fikur i mori jetën foshnjës së tij të porsalindur, i cili u asfiksua.

Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në kujdes intensiv, në gjendje kritike për jetën./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme