Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.
Gazeta Bild raporton se të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportime të tjera nga mediat, duke iu referuar burimeve zyrtare, tregojnë se deri më tani janë konfirmuar dy viktima.
Michael Reif, zëdhënësi i qytetit të Magderburgut, ka konfirmuar se incidenti po trajtohet si sulm terrorist dhe jo si aksident, shkruan thetelegraph.
“Imazhet janë të tmerrshme. Informacioni im është se një veturë ka hyrë mes vizitorëve të tregut të Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cila drejtim dhe sa larg ka shkuar”, tha ai.
Matthias Schuppe, zëdhënës i qeverisë rajonale, gjithashtu konfirmoi vlerësimin e Reifit.
“Kemi arrestuar autorin. Ai është një burrë nga Arabia Saudite… mjek që ndodhet në Gjermani që nga viti 2006”, tha para gazetarëve në vendngjarje Reiner Haseloff, kryeministri i landit Saksoni-Anhalt.
“Nga ato që dimë deri tani, ai ka vepruar i vetëm, kështu që nuk mendojmë se ka ndonjë rrezik të mëtejshëm për qytetin”, shtoi ai.
Magdeburg, një qytet me 240 mijë banorë dhe kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt, ndodhet në perëndim të Berlinit.
Ky incident tragjik ka lënë gjurmë të thella në qytetin që zakonisht karakterizohet nga atmosfera festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve. /Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...